Abc News Albania

ABC NEWS Albania, eshte kanali informativ 24 ore ne dite/7 dite te javes, qe siguron mbulim konstant te lajmeve dhe akses te fuqishem ne informacionin e cdo lloji nga vendi, rajoni e bota nepermjet nje investimi te jashtezakonshem ne teknologji dhe burime njerezore.

Historia e Abc News Albania

Abc News AlbaniaGazetaret, korrespondentet e bashkepunetoret prodhojne ore te tera transmetimi origjinal cilesor cdo dite. Jemi ne transmetim Live nga kudo. Mbledhim faktet, vezhgojme vezhgojme cdo detaj. Lajme, protagoniste, ngjarje, opinione, analiza, dokumentare, dossiere, debate, hulumtime gazetareske mbi aktualitetin, politiken, kroniken, ekonomine, sportin, historite personale. Objektiviteti dhe apeli qytetar percjelle nepermjet nje politike te pavarur editoriale e ben ABC news burimin me te besueshem te informacionit. Partenriteti me rjetet me te fuqishem boterore te informacionit si CNN e BBC sjell eksperiencen e njohur nderkombetare ne nje format shqipfoles.

ABC NEWS eshte i pari televizion ne shqiperi qe ne diten e pare te transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne shkoder, durres, elbasan, korce, fier, vlore e gjirokaster. Per te pasuruar gjeografine e informacionit se shpejti do te mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live ne cdo kohe.

Per te mberritur ne hapesirat shqipfolese e per te sjelle live, ne kohe reale ngjarjet me te rendesishme, ABCNEWS nis ne diten e pare te saj edhe me studio transmetimi direkt nga prishtina. ABC NEWS i flet cdo shqiptari kudo ku ndodhet, edhe atyre qe jeten e kane ndertuar ne Europe. Korrespondentet nga dy qytetet me perqendrimin me te madh te emigranteve shqiptare ne greqi, athina dhe selaniku, por edhe nga Italia, Angia, Gjermania, Franca per te shkuar larg ne SHBA me ane te tekonologjive me te fundit te informacionit do ta shnderrojne ABCNEWS ne rrjetin e komunikimit mbare shqiptar. Zhvillimet afer nesh nga maqedonia, kosova e mali i zi, por edhe nga zemra e familjes se bashkuar europiane, Brukseli do te percillen nga korrespondentet dhe ekspertet me te mire. ABC news Albania disponon studio levizese si dhe uplink satelitor per te transmetuar live nga cdo cep i Shqiperise, kudo ku lajmi ndodh. I vetmi tv ne shqiperi qe ne diten e nisjes fale nje investimi prej me shume se 400.000 euro siguron transmetim satelitor ne kohe reale.

ABC NEWS Albania transmeton ne rrjetin analog tokesor, ate dixhital tokesor e satelitor duke mbuluar me sinjal te gjithe territorin mbareshqiptar dhe duke mberritur tek bashkeatdhetaret tane ne Europe. Pika jone e forte do te jete informacioni, debati, dokumentari, analiza, duke u mbeshtetur ne kete sfide nga pasioni i profesionisteve te provuar suksesshem e me pervoje.

Ne kapercejme kufij e barriera per te mberritur ne zemer te lajmit, fokusohemi ne temat qe perbejne shqetesimin tuaj, ju tregojme historite e njerezve te thjeshte dhe atyre qe bene historine. Ne shtrojme pyetje, kerkojme pergjigje nga cdo ane. Kerkimi i se vertetes do na coje ne gjithe shqiperine. Nje armate e tere gazetaresh vene ne funksion te ketij misioni, nje armate e tere redaktoresh, kryredaktoresh e drejtuesish garantojne suksesin.

Tregu mediatik shqiptar ka prezence shumevjecare te operatoreve audiovizive, por koncepti i ri televiziv ne imazh e permbajtje do t’i jape ketij investimi shqiptaro-italian hyrje te fuqishme dhe akses te shpejte ne te duke ndryshuar panoramen mediatike shqiptare.

Kete e garanton edhe investimi dixhital ne teknologjine SDI dhe HD, me prodhime te gjigandit te teknologjise se informacionit, SONY. Imazhi i ABC news Albania eshte formatuar sipas risive qe aplikohen edhe nga mediat me te avancuara ne bote ne fushen e informimit 24 oresh. Teknologjia e avancuar, reporteret me te mire, korrespondentet e shumte, studiot me te medha informative kerkojne edhe moderatoret me te suksesshem: Sonila Meco, Juli Xhokaxhi, Enkel Demi, Drini Zeqo, Artion Vreto,, Silvi Bardhi, Brunilda Dibra etj.

Ne faqen zyrtare ne internet, abcnews.al do te gjeni portalin me te pasur ballkanik me lidhje ne rrjetet me te medha sociale facebook, twitter si dhe ne nje prej websiteve me te fuqishem ne kulturen e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news eshte live 24 ore.

Publiku ka shume alternativa, por ne ju ftojme te na zgjidhni ne cdo dite, cdo minute, kudo. Ne do te jemi dite e nate aty ku lajmi dhe historia therret, sepse nje televizion i mire eshte si nje komb qe i flet vetvetes. Ky eshte ABC NEWS ALBANIA

VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0.0/10 (0 votes cast)
VN:F [1.9.22_1171]
Rating: 0 (from 0 votes)
Nëse keni dicka për të komentuar ju lutemi bëjeni në hapsirën më poshtë. Gjithashtu mund të përdorni butonat Like, Tweet, Google +1

Post Navigation