Alsat M


Alsat MTelevizioni Alsat M ka filluar të transmetojë në mars të vitit 2006 dhe është një stacion televiziv kombëtar që transmeton në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Programet e veta i mbështet në konceptet evropiane të informimit dhe synon të kultivojë bashkëjetesën shumë-etnike në Maqedoni.

Historiku i Alsat M

Teknologjia e përgjithshme dhe skema e programeve u përgjigjen plotësisht standardeve bashkëkohore, të domosdoshme për funksionimin e një televizioni modern, dhe që përmbushin si nevojat vendase, ashtu edhe kriteret e domosdoshme për transmetimet ndërkombëtare. Programet janë dinamike, me lajme në gjuhën shqipe dhe maqedonase, me emisione politike, ekonomiko-financiare, historike, akademike, sociale, kulturore, muzikore, argëtuese, sportive, etj., të gjitha në dy gjuhë.

Në ekranin e televizionit ALSAT M ju mund të ndiqni drejtpërdrejt ndeshjet e Kampionatit Spanjoll, për transmetimin e të cilave ALSAT-i ka të drejtë ekskluzive.

Karakteri dygjuhësor i programeve të ALSAT-it e bën këtë stacion televiziv që të jetë unikal në Evropë dhe më gjerë.
ALSAT-M prodhon emisione të shumëllojshme, transmeton gjithnjë direkt nga vendi i ngjarjes; gazetarët dhe operatorët përdorin pajisje dhe kamera dixhitale moderne. Programet e suksesshme të këtij stacioni televiziv mbështeten mbi projektet e suksesshme televizive.

Televizioni ALSAT-M është investimi me serioz që është bërë, gjatë viteve të fundit, në biznesin mediatik në Maqedoni, dhe zhvillohet, vazhdimisht, me potencial njerëzor dhe teknologji moderne. ALSAT-M është krijuar që të qëndrojë dhe të mbetet një emër i dallueshëm në hapësirat ballkanike dhe evropiane.

Albanian Satellite Radio Television ose shkurt Alsat është një Radiotelevizion i shtetit shqiptar. Alsat” shikohet dhe ndegjohet nga shqiptaret e Maqedonisë, Kosovës dhe natyrisht të Shqipërisë. Studio të TV programit Alsat gjenden në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup. Studio të programit së radios të Alsatit, Radio Alsat gjendet vetëm në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Radio Alsat publikon kënge dhe lajme, ndërsa TV Alsat publikon filma dokumentar, filma historik, Talk Shows dhe lajme nga rajoni dhe nga shteti shqiptar.

Një nga Talk Shows më të njohura është ajo e Big Mama.

Nëse keni dicka për të komentuar ju lutemi bëjeni në hapsirën më poshtë. Gjithashtu mund të përdorni butonat Like, Tweet, Google +1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Post Navigation