Syri Vision



Programi i TV SYRI VISION perpiqet te jete I larmishem, i begate, si per nga struktura e profileve te ndryshme te permbajtjeve programore qe sajohen, ashtu edhe per nga shtjellimi i temave dhe realizimi audiovizuel I tyre. Ky program, ne vazhdimsi perpiqet te thyej kornizat e nje konvencionalizimi qe krijon shabllone dhe çasje te njetrajtshme te realizimeve te ndryshme programore, gjithnje duke e ruajtur origjinalitetin ne prezentimin dhe afirmimin e te gjitha tipareve, virtyteve dhe vlerave qe e karakterizojne njeriun dhe mjedisin tone.

TV SYRI VISION, programin e vet televiziv, ne rend te pare ia dedikon komunes se Gjakoves me rrethine, e herepashere, brenda mundesive, edhe komunave te peraferta, si Deçanit, Junikut, Klines e Rahovecit, te cilat mbulohen me sinjalin e ketij Televizioni, dhe ekipet e te cilit i percjellin aktivitetet e tyre.

Menjehere pas themelimit, me rastin e startimit me transmetim te programit televiziv, TV SYRI VISION eshte udhehequr dhe ka punuar mbi baza te ketyre konturave te Politikes programore e redaktuese, te cilat me kohe jane begatuar dhe begatohen perdite e me teper, duke shtuar keshtu edhe vellimin, por edhe duke pasuruar strukturen programore.

Qe ne fillim te punes se ketij Televizioni, orientim dhe cak kryesor ka qene dhe akoma mbetet:

– Sherimi i plageve te luftes dhe lehtesimi i dhembjeve per te renet dhe njerezit e zhdukur,

– Afirmimi real e objektiv i sakrificave e i sakrifikimit per nje frymarrje te lire dhe jete te lumtur,

– Rindertimi dhe ndertimi, jo vetem I objekteve, por edhe I nje vetedije te shendoshe dhe shoqerie demokratike per te ardhmen e lumtur dhe mireqenjen e njerzve tone.

– Afirmimi I te gjitha vlerave kulturore e historike, çofte nga e kaluara, por edhe ato nga e sotmja, te cilat arrihen dita dites edhe me ndihmen dhe mbeshtetjen edhe te faktorit nderkombetar,

– Preokupimet e ndryshme te njerezve tone te fushave e strukturave te ndryshme, te cilat kerkojne pergjigje e zgjidhje konkrete,

– Kultura ne pergjithesi qe perfshine tema nga me te ndryshmet ne te gjitha sferat e krijimtarise artistike, çofte nga trashigimia apo krijimet e sotme ne muzike, art figurative, letersi, teater, film, etj.

– Te rinjet per te rinje dhe te tjeret per ta, per aktivitetin e tyre te organizuar, apo te pa organizuar, bredhjet e tyre te kota, rreziqet qe u kanosen, si dhe tema te tjera qe I zgjedhin ata vete, e te cilat ndikojne, sidomos ne orientimin e tyre te drejte e profesional e shoqeror dhe ndertimin e shendosh te personalitetit te tyre,

– Ekonomia dhe mekmbja e saj, investimet e ndryshme, punesimi I punetoreve, ngritja e objekteve te reja, çofshin ekonomike apo te infrastruktures, pastaj plasimit te mallrave, efekteve dhe rezultateve te mira ne pune, aktiviteteve bankare te cilat percjellin zhvillimin ekonomik, etj. te ngjajshme,

– Program kontakti e debate per tema te ndryshme qe i imponon koha dhe aktualiteti I tyre,

– Info e publicitete, si blloqe te shkurtera, por te shpeshta te reklamave e te spoteve komerciale dhe informatave te ndryshme, si dhe

– Humori, programet muzikore e sidomos filmi, do te jene pjese mjaft atraktive e ketij programi.

Te gjitha temat te cilat realizohen si permbajtje programore te profileve te ndryshme, trajtohen e shtjellohen, ne rend te pare, ne menyre sa me profesionale dhe me mesazh te caktuar, I cili eshte ne funskion te ndertimit te nje shoqeri demokratike per te gjithe.

Krahas perpjekjeve per zhdukjen e gjurmeve dhe pasojave qe I la lufta, mesazhi kryesor qe del nga trajtimi I temave te ndryshme qe ne vete ngerthejne emisionet e profileve te caktuara dhe I koncepcionit te pergjithshem programor i ketij Stacioni televiziv, padyshim eshte ai, I cili pasqyron te gjitha perpjekjet mbinjerezore qe po I bejne njerezit tane me ndihmen e faktorit nderkombetar per t’I flakur, jo vetem rrenojat, por edhe per t’I sheruar shpirtrat edhe lehtesuar dhembjen e shume familjareve te cilet kane ngelur pa me te dashurit e tyre, ne njeren dhe, me angazhimin per ndertimin e institucioneve te reja dhe pergjegjesisht angazhimin per nje jete te qete, te sigurte dhe te lumtur ne Kosoven e lire dhe demokratike, ne rajon dhe me gjere ne BE, ne anen tjeter.

Te gjitha emisionet e realizuara, çofshin ato te Produksionit vetanak apo te huazura, sistemohen ne nje program emetimi te perbashket ditor, javor, mujor, e me gjate, varesishte nga pesha dhe rendesia e permbajtjeve te tyre programore. Sipas pervojes se shume qendrave televizive te cilat kane bere testime dhe sondazhe te ndryshme te opinionit lidhur me shikueshmerine e programit dhe ne baze te rezultateve te tyre pastaj kane sistemuar emisionet e veta sipas orarit, duke pasur gjithnje parasysh se kur mund te arrihet optimumi apo maksimumi I shikueshmerise, ashtu veprohet edhe ne rastin tone, sidomos per ato permbajtje programore te cilat, ne saje te rendesise qe kane, konsiderohen se duhet te kene kohe fikse ne skemen programore te emetimit, kurse te tjerat mund edhe te levizin, duke e bere keshtu kete skeme fleksibile, varesisht nga momenti, aktualiteti dhe rendesia e veçante e permbajtjeve te caktuara programore.

Nëse keni dicka për të komentuar ju lutemi bëjeni në hapsirën më poshtë. Gjithashtu mund të përdorni butonat Like, Tweet, Google +1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Post Navigation