Tv Era

Historiku i TV Era

Tendencë e këtij televizioni është që të arrijë shikueshmëri edhe larg Shkupit. Njëherit tentojmë që ti kënaqim nevojat edhe të shikuesve të tjerë shqiptar nga viset e ndryshme të vendit, gjegjësisht në Maqedoninë perëndimore.

Prandaj edhe kërkesat e shumta që për çdo ditë na arrijnë nga qytetarët e këtyre viseve na inkurajojnë që të ndërmarim këtë hapë dhe TV ERA së shpejti të shikohet edhe në këto vise Por TV ERA nuk ndalet këtu. Hapi jonë i ardhëshëm është që së shpejti të emetojmë program edhe jashtë Maqedonisë. Gjegjësisht këto ditë bëhen përgatitjet përfundimtare teknike dhe programore që të përfshijmë pjesë të ndryshme të Europës, Amerikës, Kanadasë dhe në çdo vend ku janë bashkëatdhetarët tanë. Kjo do të jetë e mundshme përmes emetimit të programit tonë APTV përmes internetit dhe programit satelitor. Do të thotë që TV ERA njëkohësishtë do të emetojë dy programe të ndryshme. Njëri territorial (tokësor) i cili do ti përmbush nevojat e shikuesve tanë në Maqedoni, ndërsa ai satelitor dhe i internetit, do ti përmbush nevojat e bashkëatdhetarëve tanë jashtë vendlindjes.

TV ERA ju ofron programe të ndryshme: informative, emisione të ndryshme zbavitëse si dhe emisione të ndryshme dokumentar. Gjithashtu me kënaqësi ju prezantojmë edhe ligën spanjole e cila për çdo javë tërheq vëmendjen e mijëra shikuesve para ekraneve televizive. Kohëve të fundit TV ERA shikuesve të vet iu mindëson përcjelljen e programit në sistemin Dual përmes të cilit shikuesit që nuk e njohin gjuhën shqipe programin mund ta ndjekin në gjuhën maqedone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *