Tv Klan



I themeluar që në vitin 1997, TV Klan u licencua nga Këshilli Kombëtar i Radios dhe i Televizionit (KKRT) si një ndër dy kanalet kombëtare private të territorit të Shqipërisë në vitin 2001.

TV Klan mbulon mbi 60 % të territorit të Shqipërisë, që do të thotë rreth 80 % të popullsisë së vendit. Këto hapësira mbulohen nga një rrjet transmetuesish dhe radiorelesh të shpërndara në të gjithë territorin e Shqipërisë nga Veriu në Jug. Valët e TV Klan arrijnë në të gjithë Evropën gjatë 24 orëve nëpërmjet paketës satelitore DigitAlb.

TV Klan ka një staf prej 160 punonjësish : drejtues, teknike, gazetare, artiste, autore programesh, punonjës administrate, si dhe një numër po kaq te madh bashkëpunëtoresh.

Pranë TV Klan kane gjetur gjithmonë një ambient te përshtatshëm artistik si dhe një infrastrukture moderne, të gjithë aktivitetet e rëndësishme kombëtare apo ndërkombëtare te zhvilluara ne Shqipëri, gjë që ka sjelle ne ekranin tone emrat me te shquar te gazetarisë, kulturës, artit, sportit, etj.

TV Klan ka ne dispozicion te prodhimit te tij 6 studio televizive te pajisura me teknologjinë bashkëkohore. Dy prej këtyre studiove janë të përmasave gjigante ne te cilat realizohen spektaklet me te mëdha televizive.

Perveç dy regjëve qendrore, te cilat janë te instaluara ne ambientet e TV Klan, ne ndihme te realizimit te një game me te gjere prodhimesh si edhe mbulimesh te aktiviteteve te ndryshme live, janë edhe dy regji lëvizëse te pajisura me se miri, përkatësisht Studio Lëvizëse Nr. 1 dhe Studio Lëvizëse Nr. 2.

Ne saje te një strukture programore komplekse, ku ndërthuren 6 edicione informative ne dite, prodhime te spektakleve të mëdha, aktivitete sportive si UEFA Champions League, dhe një numër shume i madh emisionesh, filmash e dokumentaresh te te gjitha llojeve, TV Klan ka arritur te behet i afërt me te gjitha shtresat shoqërore.