Historiku i TVSH
Televizioni Shqiptar (TVSH) është një institucion mediatik publik që përfshin Radio Tiranën, që u krijua në vitin 1938 dhe Televizionin Shqiptar, që u krijua në vitin 1960. Prej vitit 1993 RTSH-ja transmeton programet e saj radiofonike dhe televizive edhe nëpërmjet satelitit.
Më 29 prill 1960 filloi nga puna qendra eksperimentale e televizionit Shqiptar. Fillimi i transmetimeve shënon jo vetëm lindjen e Televizionit Publik Shqiptar, TVSH, por edhe fillesat e tregut televiziv shqiptar. 5 dekada më parë, për shikuesit e kryeqytetit erdhi përshëndetja e parë përmes ekranit dhe ishte pikërisht ajo përshëndetje, që shënoi edhe fillimin historisë që mban emrin Televizioni Shqiptar. Ky emër mësoi hap pas hapi të jetë bashkëudhëtar i ne të gjithëve. Në ditën kur startoi transmetimi, guri i parë i themelit ishtë një film për fëmijë, më pas një dokumentar, një koncert e më tej një film, pra që ditën e parë ky ekran i magjishëm, kishte nga një dhuratë për të gjithë brezat. Televizioni i madh, bashkëudhëtari i të mëdhenjve ka ecur vazhdimisht krahas televizionit të vogël, ose mikut të mirë të të “vegjëlve”. Breza të tërë vogëlushësh u rritën me ekranin e TVSH.
TVSH,
